Home Maqedoni
Varheji jep dritën jeshile: BE-ja mund t’i hap negociatat me Shkupin dhe Tiranën
Që ta ruajë kredibilitetin e tij, Bashkimi Evropian duhet ta përshpejtojë eurointegrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe ky proces të jetë shumë më dinamik, theksoi eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji në mbledhjen plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, përcjell Gazeta Express.

Varheji theksoi se BE-ja duhet t’i hapë negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sepse dy vendet i plotësuan kushtet që u ja vendosur.

Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor, sipas tij mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse BE-ja i plotëson premtimet që i ka dhënë, ndërsa për këtë nevojitet proces më i shpejtë dhe më dinamik.

“Gjatë përgatitjeve të gjata dhe procesit negociues do të na nevojitet kontroll shumë më i fuqishëm me pjesëmarrje maksimale të vendeve anëtare. Në të kundërtën rrezikojmë përforcim të forcave të cilat do të mund t’i shkaktojnë dëm procesit negociues”, përfundoi Varheji.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gjendja e gruas me virusin korona është stabile dhe pa komplikime (VIDEO)
Eurothink: Greqia po zvarrit zbatimin e Marrëveshjes së Prespës
Zaev me mesazh për partitë e tjera: Nuk do të lejojmë kërcënime dhe shantazhe
Koalicioni parazgjedhor, LSDM dhe Lëvizja BESA zyrtarizojnë marrëveshjen
LSDM: Ende po ndjehen pasojat e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media