Home Maqedoni
Zaev: Kuvendi do të shpërndahet, zgjedhjet do të mbahen më 12 prill
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot u shpreh se ligjet do të miratohen dhe se Kuvendi në kohë do të shpërndahet në mënyrë që zgjedhjet e parakohshme kuvendare të mbahen më 12 prill.

“Kuvendi nuk guxon të lejojë lojëra. Në fund të diskutimit të deputetëve duhet të votohet. Mund të ketë shumicë prej dy të tretave, mund edhe të mos ketë, por është e ndershme të japim mundësi që të votohen këto ligje të rëndësishme”, tha Zaev, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai u shpreh se është i lumtur që Kuvendi sot vazhdoi me punën duke falënderuar Xhaferin dhe të gjithë deputetët për fleksibilitetin e tyre.

“Besoj se në pajtim me rregulloren do të përfundojë diskutimi mbi këto ligje dh do të votohet dhe më pas do të shpërndahet Kuvendi”, tha Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Zaev tha se koalicioni me BDI-në po funksionon.

“Natyrisht që nga sekretari i Përgjithshëm të partisë dërguam mesazh për përgjegjësi para shtetit. Qëllimi ynë i vetëm është që para shpërndarjes së Kuvendit të jepet mundësi për ligjet, jo vetëm për ligjet me shumicë prej dy të tretave, Kodi Zgjedhor, shkarkimi i ministres së Punës dhe Politikës Sociale dhe disa ligje të tjera”, tha Zaev.

Në pyetjen nëse ka bisedime me parti të tjera për koalicion të ri, Zaev thotë se tani për tani ka biseda vetëm me partnerët standard të koalicion dhe me disa parti që s’kanë qenë në koalicion.

“Kemi bisedime. Besoj se do të kemi rezultate përfundimtare krahas analizave që i bëjmë”, tha Zaev.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Marsh në Shkup "Hapërojmë për drejtësi"
Zaev apo Mickovski? Çfarë thonë qytetarët sipas sondazheve
Këtë verë do të martohej, si humbi jetën 22 vjeçari në Shkup
Shkrijelj: Zhvillojmë politika përgjegjëse, pensionistët morën pension më të lartë
Xhaferi: Institucionet duhet të sigurojnë kushte zgjedhje të lira dhe demokratike

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media