Home Maqedoni
BE i thotë po çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian kanë arritur sot marrëveshjen politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Lajmi është konfirmuar nga Komisioneri për zgjerimin Oliver Varleyi.

Me anë të një postimi në Tëitter komisioneri shkruan se është shumë i lumtur për një lajm të tillë dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.

“Shumë i lumtur që # vendet anëtare të BE-së sot arritën marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me #Albania dhe #North #Macedonia. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky gjithashtu është një mesazh i qartë për Ballkanin Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkruan komisioneri për zgjerimin.



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rrugët e kryqytetit bosh, si u duk sot Shkupi
Dy persona humbin jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Filipçe: Po vjen një periudhë e vështirë, do rritet numri i viktimave
Rrëfehet personi nga Struga që u rrit me Ibrahimovic: Nëna ime e ka ushqyer, mbaj ende kontakte me të (VIDEO)
Më shumë 500 persona në Tetovë dhe Gostivar ndodhen në vetëizolim

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media