Home Maqedoni
Maqedonia e Veriut thirrje qytetarëve: Kush është në Gjermani do mund të kthehet
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur thirrje publike për shtetasit e saj të cilët duan të kthehen në vend në një situatë kur pandemia po përhapet çdo ditë e më shumë.

Këtë radhë Qeveria do të organizojë kthimin e qytetarëve nga tre qytete të Gjermanisë, edhe atë: Berlini (377 udhëtarë), Boni (355 udhëtarë) dhe Mynheni (183 udhëtarë), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria thonë se afati i fundit për organizimin e fluturimeve do të jetë 27.03.2020 (e premte) deri në orën 12:00.

“Të drejtë pjesëmarrje ka çdo kompani fluturimesh ose agjenci turistike, që do të organizojë fluturime çarter nga qytetet e Evropës për në Maqedoninë e Veriut. Kriteri për përzgjedhje do të jetë ofertuese me çmimin më të lirë. Sekretariati i Përgjithshëm do të kyç marrëveshje dhe do të bëjë pagesë për ofertën më të volitshme, deri në afatin e paraparë. Ofertat të dorëzohen në mënyrë elektronike, të nënshkruara nga person përgjegjës i kompanisë dhe të skanuara në e-mailin: [email protected] Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 26.03.2020 (e enjte) deri në ora 08:00″, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ata shtojnë se personat që do të paraqiten për t’u kthyer, gjatë hyrjes në aeroplan do të nënshkruajnë marrëveshje mes tyre dhe qeverisë me të cilën garantojnë se do ta paguajnë biletën e fluturimit në llogari të qeverisë dhe do të plotësojnë deklaratë me të cilën do të pajtohen se pas hyrjes në territorin e shtetit do të vendosen në karantinë në kohëzgjatje prej 14 ditëve.

“Personat do të merren nga aeroporti i Shkupit me transport të organizuar, deri në objektet ku do të vendosen në karantinë. Ndërsa do të kenë afat 15 ditë për të paguar biletën e fluturimit në llogari të qeverisë”, thonë nga Qeveria.

Ndryshe, pas shpërthimit të coronavirusit, Qeveria në mënyrë të organizuar do t’i kthejë në vend qytetarët që mbetën jashtë kufirit të shtetit.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rrugët e kryqytetit bosh, si u duk sot Shkupi
Dy persona humbin jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Filipçe: Po vjen një periudhë e vështirë, do rritet numri i viktimave
Rrëfehet personi nga Struga që u rrit me Ibrahimovic: Nëna ime e ka ushqyer, mbaj ende kontakte me të (VIDEO)
Më shumë 500 persona në Tetovë dhe Gostivar ndodhen në vetëizolim

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media