Home Maqedoni
Shokon vajza nga Tetova, babait në Shkup nuk ia bënë testin për Koronavirus, mund të kishte infektuar të tjerë (VIDEO)
Në Tetovë është regjistruar një 69 vjeçar si pacienti i parë me virusin Korona.

Ai me Kovid 19 ka patur simptome me temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje ashtu siç theksuan nga familjarët e tij ,ka qenë disa ditë i shtruar në Klinikën në Kozle ndërsa më parë ai ka patur sulm në tru.

Në këtë gjendje më 23 Mars ka marrë thirrje se pacienti ka qenë i regjistruar dhe patjetër të kthehej në shtëpi në Tetovë. Familja ka insistuar që i afërmi i tij të testohet dhe nëse është pozitiv të kthehet për shërim në Klinikën Infektive në Shkup. Por prej atje nuk kanë dhënë përgjigje pozitive dhe pacienti me veturë është kthyer në shtëpi. Por në shtëpi gjendja i është përkeqësuar Pacienti më pas është pranuar në Repartin Infektiv në Tetovë. Pastaj ka vijuar urdhëri për testim e cila ka vërtetuar se 69 vjeçari është pozitiv me virusin Korona, përcjellë TS nga TV Telma.


Siç kanë theksuar familjarët e tij pacienti derisa ka qenë ne Kovid 19 ka qenë në tre reparte spitalore dhe në të tria ka qenë i shtruar ndërsa ka qenë edhe në shtëpi. A e ka shpërndarë virusin edhe te më të afërmit do të duhet këtë ta tregojë testimi. Mbrëmë nga të afërmit është marrë mostër ose bris.

Drejtori i Institutit për Shëndet Publik Shaban Memedi tha se kushtet ku ka qenë shtruar pacienti kanë qenë në nivel nuk beson se punonjësit mjekësorë do të jenë të infektuar.

Pacienti tani është i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup dhe sipas të afërmëve të tij ai është në gjendje të mirë shëndetësore.



Dërgoja mikut në:
Trump
e Enjte 26 Mars 2020, Ora 18:47
Ju them se ky virus behet me qellim per te semur sa me shume njerz dhe te ken sa me shum viktima ..!! Shendet
Clinton
e Enjte 26 Mars 2020, Ora 20:03
Si eshte e munder qe as nje te infektuar ne gjevgjeli,strumic,delcev,koçani,berov manastir etj etj... doni qe kumanova prap te jet ne qender te vemendjes...?!?!? Pis milet ... po ku jane shqiptart e mutit?!!
Clinton
e Enjte 26 Mars 2020, Ora 20:04
Si eshte e munder qe as nje te infektuar ne gjevgjeli,strumic,delcev,koçani,berov manastir etj etj... doni qe kumanova prap te jet ne qender te vemendjes...?!?!? Pis milet ... po ku jane shqiptart e mutit?!!
Clinton
e Enjte 26 Mars 2020, Ora 20:06
Si eshte e munder qe as nje te infektuar ne gjevgjeli,strumic,delcev,koçani,berov manastir etj etj... doni qe kumanova prap te jet ne qender te vemendjes...?!?!? Pis milet ... po ku jane shqiptart e mutit?!!
Shkruani komentin tuaj!
 
Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Kumanovë, qytetarët nuk respektojnë oraret (VIDEO)
Filipçe: Gjendemi në fazën kritike, e pritshme rritja e numrit të infektuarve me Koronavirus
Maqedoni, 95 persona janë vendosur në izolim dhe 4 të tjerë në vetizolim në 24 orët e fundit
Pesë viktima të reja në Maqedoni
51 raste të reja dhe 5 të vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoni

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media