Home Maqedoni
Zaev: 200 milionë euro shkojnë për mbështetje të ekonomisë, në mënyrë që t’i ruajmë vendet e punës
Lidhur me masat e propozuara nga ana e LSDM-së dhe si ato u pranuan nga opinioni , kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në pjesëmarrjen e sotme në Ditarin e Servisit nacional televiziv, theksoi se Qeveria është ajo e cila do t’i sjellë vendimet përfundimtare për masat, duke i pasur parasysh kapacitetet që i ka, por gjithsesi partitë politike duhet të tregojnë përgjegjësi dhe t’i kumtojnë edhe lajmet jo aq të këndshme.

200 milionë euro i japim mbështetje ekonomisë, punëtorëve dhe t’i ruajmë vendet e punës, ndërsa e tërë kjo e ruan likuiditetin, por edhe konsumin privat nga ana e punëtorëve dhe kompanive, kjo do ta ndihmojë konkretisht buxhetin, theksoi Zaev.


Kryetari Zaev theksoi se kjo pako është e rrallë në Ballkan nga aspekti pozitiv, ndërkaq për kokë banori një nga më të mëdhatë. E tërë kjo i referohet gjendjes së buxhetit kur u hasëm nga kriza, duke pasur parasysh atë se patëm buxhet likuid, me 3.6% rritje të ekonomisë, ndërsa vetëm 2.5 më parë ishim me minus 1.7%.

Kompanive u japim nga fondi për mbështetje i cili duhet të formohet për këtë dedikim, përmes kredive, kursimit dhe shkurtimit nga shpenzimet joproduktive të cilat nuk kanë implikim ndaj konsumit publik. Shkurtimi i rrogave tek administrata është hapi i dytë i shkurtimeve, theksoi Zaev.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Koronavirusi dhe shqiptarët e Maqedonisë të lënë në mëshirë të Zotit
Kumanova në panik pas lajmit të karantinës, qytetaret janë jasht për furnizim
BE ndihmon Maqedoninë, dhuron 4 milion euro në luftën ndaj Covid-19
Merret vendimi zyrtar: Kumanova futet në karantinë, paralizohet qarkullimi
Covid-19 në Maqedoninë e Veriut: 2 viktima dhe 46 raste të reja brenda 24 orëve

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media