Home Maqedoni
Filipçe: Po vjen një periudhë e vështirë, do rritet numri i viktimave
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp njoftoi se ditë më të vështira do të vijnë edhe për Maqedoninë e Veriut.

“Pranë nesh vjen periudha më e vështirë, periudhë kur në botë numri i të infektuarve do të rritet, do të rritet edhe te ne. Vjen një periudhë kur do të rritet edhe numri i të vdekurve, për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm”, tha Fiilipçe në konferencën e rregullt, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se sot humbi jetën një 31 vjeçar dhe se kjo është dëshmi se virusi nuk kursen asnjë.

“Të gjithë ata që nuk ishin të bindur ndaj rrezikshmërisë nga virusi dhe nga kjo sëmundjen, tani besoj se e kanë të qartë se kjo përbën rrezik serioz. Nuk do të jetë lehtë, dhe për këtë shkak dua t’ju bëj apel të gjithëve të respektojnë rekomandimet, të mos përhapet panik, të sillemi në mënyrë të përgjegjshme për shkak se suksesi në këtë luftë baret nga secili prej neve”, tha ministri Filipçe.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Aktori maqedonas shfryn gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve
Numër të lartë rastesh me koronavirus, Maqedonia anullon kampionatin e futbollit
Rritja e infektimeve, 4 qytete në Maqedoninë e Veriut rikthehen në karantinë
Shifrat në rritje me COVID-19 nxisin përplasjet për datën e zgjedhjeve
Shtimi i rasteve nga koronavirusi, Maqedonia e Veriut rikthen kufizimet në lëvizje

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media