Home Maqedoni
Dy viktima dhe 22 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet publik gjatë ditës së sotme janë regjistruar 50 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, 16 nga Shkupi, 10 nga Kumanova, 6 nga Prilepi, 15 nga Tetova, dhe nga një prej Velesi, Kriva Pallanke dhe Vallandovës.

Në spitalin “8 shtatori” në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë një pacient nga Shkupi, i cili ishte pranuar në spital me 7 maj. Në të njëjtin spital jetë ka ndërruar edhe një 77 vjeçar nga Tetova i cili është shtruar në spital me 14 maj shkruan alsat.

Në 24 orët e fundit janë realizuar 533 testime prej të cilëve 22 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Sipas qyteteve, 8 raste janë regjistruar në Shkup, 2 në Shtip, 2 në Prilep, 3 në Tetovë, 1 në Strugë, 4 në Veles, 1 në Sveti Nikollë dhe 1 në Gostivar.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me COvid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë është 1.839 prej të cilëve 1.351 janë shëruar. Numri rastve që kanë përfunduar me fatalitet është 106 kurse aktualisht aktiv janë 382 raste.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I zhdukur në përroin e thellë, prej një jave kërkohet adoleshenti
Këto janë rregullat se si duhet të punojnë kafetë dhe restorantet në Maqedoni
Dy datat e mundshme për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut
Lokalet gati për klientët, qytetarët mirëpresin heqjen e orës policore (VIDEO)
Zëvendësoi Rexhepin, ja kush është kreu i ri i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media