Home Maqedoni
Moti në Maqedoninë e Veriut, pasdite priten reshje shiu
Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për breshër. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, e cila nga fundi i ditës përgjatë Vardarit do të ndryshojë në drejtimin verior. UV=7.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 18 gradë, ndërsa temperatura ditore do të lëvizë prej 22 deri në 31 gradë shkruan alsat.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimës. Temperatura minimale do të arrijë deri në 17, ndërsa gjatë ditës deri në 29 gradë Celsius.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I zhdukur në përroin e thellë, prej një jave kërkohet adoleshenti
Këto janë rregullat se si duhet të punojnë kafetë dhe restorantet në Maqedoni
Dy datat e mundshme për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut
Lokalet gati për klientët, qytetarët mirëpresin heqjen e orës policore (VIDEO)
Zëvendësoi Rexhepin, ja kush është kreu i ri i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media