Home Maqedoni
40 raste të reja me koronavirus në 24 orë, vdes 1 person
Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 40 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Kështu numri total i të infektuarve në vend rritet në 1,898.

Sipas qyteteve, 26 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 1 në Prilep, 10 në Tetovë,1 në Veles, 1 në Manastir. Po ashtu brenda ditës janë shëruar edhe 11 pacientë të tjerë nga Covid-19 duke bërë që numri total i të shëruarve në vend të rritet në 1.378.

Autoritetet e shëndetit në vend njoftojnë se brenda 24 orëve të fundit betejën me Covid-19 e ka humbur një pacient nga Prilepi. Kështu, numri i viktimave në vend rritet në 111.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
3 viktima dhe 38 raste të reja me koronavirus në Maqedoni
I zhdukur në përroin e thellë, prej një jave kërkohet adoleshenti
Këto janë rregullat se si duhet të punojnë kafetë dhe restorantet në Maqedoni
Dy datat e mundshme për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut
Lokalet gati për klientët, qytetarët mirëpresin heqjen e orës policore (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media