Home Maqedoni
Aksion si në filma, policia ndjek të pabindurit që do çonin kanabis drejt Maqedonisë së Veriut
Policia e Librazhdit ka ndaluar një 43-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar, të cilët po tentonin të transportonin lëndë narkotike.

Mësohet se dy shtetasve i janë sekuestruar rreth 32 kg e llojit kanabis, teksa me makinë do e dërgonin drejt Maqedonisë së Veriut nëpërmjet kufirit jeshil.

Sakaq, drejtuesi i makinës shtetasi L.A, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Ndërkohë, po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe po punohet intesivisht për kapjen e këtij shtetasi.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dragostunja”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Ndalohet 43-vjeçari dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen rreth 32 kg lëndë narkotike e llojit kanabis dhe automjeti me të cilin transportonin lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve të Specializuara në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd pas një pune të mirëorganizuar dhe profesionale finalizuan operacionin policor të koduar “Dragostunja”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

L.N., 43 vjeç, banues në fshatin Pishkash Veri, Përrenjas, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.A., 41 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elabasan kanë marrë informacion në rrugë operative se dy shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin po udhëtonin nga Librazhdi në drejtim të Prrenjasit dhe dyshohej se me automjetin e tyre transportonin lëndë narkotike të llojit kanabis të cilën do ta tranportonin në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet kufirit jeshil.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar dhe zhvilluar operacioni policor i koduar “Dragostunja”.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L.A, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra të rrezikshme dhe ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Shërbimet e policisë kanë vijuar ndjekjen, ku drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin kanë braktisur mjetin dhe kanë tentuar të marrin lëndën narkotike me vete dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në pyll në zonën e fshatit Dragostunjë, ku dhe kanë braktisur edhe lëndën narkotike pasi po ndiqeshin nga shërbimet e policisë.

Gjatë kontrollit të territorit u gjet i braktisur automjeti si dhe sasia e lëndës narkotike e llojit kanabis, me peshë rreth 32 kg.

Pasagjeri shtetasi L.N., u kap në dalje të PKK Qafë-Thanë, në tentativë për t’u larguar në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Frikësoi "Komitët", Adnani ka një mesazh të rëndësishëm për të thënë (VIDEO)
Thirrje raciste ndaj shqiptarëve, arrestohen nga policia 16 të rinj maqedonas (VIDEO)
Shkëndija nuk ndalet, merr kreun
"Shqiptari i vdekur qenka shqiptar i mirë?" Tifozëve të Vardarit iu ngec në fyt kënga, kur iu dalin përpara djemtë kuqezi (VIDEO)
Ndërron jetë Vaid Saiti, ish-kryetari i komunës së Likovës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media