Home Maqedoni
Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim për rrëmbyesit e dy shtetasve nga Maqedonia
Gjykata Themelore Gjilan ka marrë sot vendim duke ju caktuat masën e paraburgimiy prej një muaji për gjashtë personat e dyshuar për rrëmbimin e dy shtetasve nga Maqedonia e Veriut, raporton Syri Kosova.

Dje me grupin e ‘kidnapuesve’ është arrestuar një femër e cila përdorej për qëllim të joshjes.

Sot policia ka arrestuar edhe një tjetër vajzë nga Gjilani e cila kishte bashkëpunuar me grupin për të njëjtin qëllim. Syri.net merr vesh se femra e dytë e arrestuar për të njëjtin radt është Merita Zymberi nga Gjilani.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve V.K., M.I., B.N., V.K., F.S. dhe M.Z.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me datën 16 – 17 Shkurt 2021, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, i kanë marrë dhe kanë mbajt nën kërcënimin e armës të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në një villë në komunën e Novobërdës, të cilët i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat pastaj ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve.

Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “rrëmbimi” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve, për caktimin e masave alternative, duke konsideruar se caktimi i masës së paraburgimit krijon kushte për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E dashuruar marrëzisht, Adelina i bën dedikimin romantik bashkëshortit (FOTO LAJM)
Pas 20 vitesh, nis faza e parë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni (VIDEO)
Protesta të reja për rastin "Monstra"
Dialogu me Serbinë, Ahmeti dhe Kurti me qëndrime të kundërta
Bilancet me Covid-19 në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media