Home Maqedoni
Bilancet me Covid-19 në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit
129 raste të reja, 342 të shëruar dhe 13 viktima është bilanci i fundit i Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Rastet pozitive kanë dalë nga realizimi i 854 testeve gjatë 24 orëve të fundit dhe ato shpërndahen në qytete siç vijon më poshtë:

Shkup – 76, Kavadar – 19, Negotinë – 9, Prilep – 6, Veles, Ohër dhe Strugë nga 3, Kumanovë dhe Tetovë nga 2, Manastir – 9, Gostivar, Shtip, Kërçovë, Vinicë, Makedonski Brod dhe Demir Kapi nga 1 rast, transmeton TV21.

Ndërkaq 13 viktimat janë: 5 nga Shkupi, 2 nga Kavadari dhe nga një viktimë është regjistruar në Tetovë, Kumanovë, Ohër, Gjevgjeli, Prilep dhe Negotinë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 99.408 persona të infektuar nga Covid-19. Prej tyre, janë shëruar 89.714 persona, ndërkaq kanë ndërruar jetë 3.076.

Janë realizuar gjithsej 503.565 testime, ndërkaq raste aktive janë 6.590. /TV21/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E dashuruar marrëzisht, Adelina i bën dedikimin romantik bashkëshortit (FOTO LAJM)
Pas 20 vitesh, nis faza e parë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni (VIDEO)
Protesta të reja për rastin "Monstra"
Dialogu me Serbinë, Ahmeti dhe Kurti me qëndrime të kundërta
Bilancet me Covid-19 në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media