Home Maqedoni
Zhduket Mijallkov, policia s'mund ta gjejë! Zaev kërkon përgjegjësi (VIDEO)
Ish shefi i DSK, Sasho Mijallkov me shumë gjasa nuk e mbajti fjalën e thënë.

“Me arratisje nuk zgjidhen problemet”, deklaroi Sasho Mijallkov – i akuzuar (08.02.2019).

Nga dje pasdite është i paqasshëm për autoritetet. Së fundmi ekipi i TV21 e ka parë në lokalin District në Hotel Marriott, rreth orës 14. Kishte takim me ish kryetarin e Aerodromit, Ivica Konevski, i cili sot thotë se nuk ka informacione se ku gjendet Mijallkov.


Për kryeministrin Zaev kjo është edhe një zhgënjim pas arratisjes së Gruevskit. Thotë se nuk ka marrëveshje politike, ndërsa nëse nuk e gjejnë do të kërkojë edhe përgjegjësi.

“Absolutisht nuk ka marrëveshje politike, unë jam i lumtur që si i pari në pushtetin ekzekutiv kemi siguruar kushte në kohë pas regjimit, pas vjedhjes së shtetit, me gjithë ndikimet dhe fuqitë është organizuar proces juridik i cili po finalizohet”, deklaroi Zoran Zaev – Kryeministër i RMV-së.


Procesi juridik do të finalizohet të premten me aktvendim për rastin “Target – Fortesa”, por me shumë gjasa pa aktorin kryesor.

Përndryshe dje, por edhe sot para shtëpisë së Mijallkovit në Vodno numër i madh i njësive të policisë e sigurojnë hapësirën, polici ka edhe te Hoteli Marriott.

Lideri i DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili po përballet me “kërcënime” për ndryshim të tij pikërisht nga i ashtuquajturi “Koalicioni Marriott” kërkon dorëheqje.

“Ka kohë që kam thënë, mafia ka shtetin e vet. Nuk ka vend që nuk ka hyrë.

Dorëheqje e Qeverisë menjëherë”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Përndryshe, nëse konfirmohet se Mijallkov ka ikur, do të jetë i akuzuari i katërt i PPS që është arratisur. Para tij në listë janë Nikolla Gruevski i cili ka fituar azil në Budapest, ndërsa janë refuzuar disa kërkesa për ekstradimin e tij. Në Greqi gjenden edhe dy agjentët Grujevski dhe Boshkovski.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E dashuruar marrëzisht, Adelina i bën dedikimin romantik bashkëshortit (FOTO LAJM)
Pas 20 vitesh, nis faza e parë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni (VIDEO)
Protesta të reja për rastin "Monstra"
Dialogu me Serbinë, Ahmeti dhe Kurti me qëndrime të kundërta
Bilancet me Covid-19 në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media