Home Bota
Gazeta ruse: As Serbia nuk shpreson për ekstradimin e Haradinajt
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pritet të marrë sot masën e dënimit nga gjykata franceze në Colmar.

Avokati i tij, Arianit Koçi, ka thënë se beson në lirimin e Haradinajt dhe se kërkesa e Serbisë pë ekstradim të Haradinajt do të refuzohet.

Këtë e ka shkruar sot edhe përditshmja e Moskës, "Moscow Kommersant", e cila në një artikull kushtuar Haradinajt, ka thënë se as Beogradi nuk pret që të vendoset për ekstradimin e njërit prej ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi që Gjykata e Hagës e ka liruar dy herë nga të gjitha akuzat.

"Autoritetet serbe duke kërkuar ekstradimin e Haradinajt nga Franca, kanë injoruar kërkesat e vazhdueshme të Malit të Zi për ekstradimin e dy shtetasve serb të akuzuar për organizimin e një grusht shteti në Podgoricë më 16 tetor të vitit të kaluar", shkruan gazeta ruse.

Kujtojmë se Haradinaj u arrestua në Francë me 4 janar ne aeroportin Bazel, në zonen franceze të Mulhouse, nga nje flet-arrest të derguar nga Serbia në vitin 2004. /albeu.com/
Shkruani komentin tuaj!
 
Maqedonasit para zyrës së Trump: Na mbro nga Sorosi, na ka pushtuar Atdheun! (FOTO LAJM)
Ja si e ka katandisur policia turke terroristin që vrau 39 persona natën e ndërrimit të viteve (TOTO & VIDEO)
Ndërron jetë astronauti që shkeli i fundit në Hënë (FOTO LAJM)
Arrestohet terroristi që vrau 39 persona natën e Vitit të Ri në lokalin e natës në Stamboll
26 demokratë bojkotojnë ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump
Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media