Forca të shtuara të policisë kanë bllokuar rrugën Champs-Elysees në qytetin e Parisit.
Aksioni i policisë vjen pas disa raportimeve për një makinë të përplasur me furgonin e policisë, kurse thuhet se ka pasur edhe tym dhe të shtëna. Një dëshmitar ka thënë se ka dëgjuar edhe krisma armësh.
Nuk dihen ende detajet e ngjarjes dhe nëse ka të lënduar apo jo. /albeu.com/