Home Bota
Rusia ka shtuar sulmet kibernetike ndaj SHBA-ve?
Sipas zyrtarit më të lartë amerikan të zbulimit, Rusia ka shtuar ritmin e veprimeve të saj kundër Shteteve të Bashkuara në hapësirën kibernetike.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar, Dan Coats, tha të mërkurën se "Rusia ka marrë qartazi një qëndrim akoma më agresiv në internet, duke shtuar operacionet e spiunazhit kibernetik dhe duke publikuar të dhënat e vjedhura nga këto operacione".

Zoti Coats nuk dha hollësi mbi përmasat apo objektivat e operacioneve kibernetike të Rusisë, por paralajmëroi se një numër armiqish po përpiqen gjithnjë e më shumë të ndikojnë mbi opinionin publik.

"Kundërshtarët e përdorin internetin si një ‘dhomë rezonance’, në të cilën informacionet, idetë ose besimet rriten ose përforcohen përmes përsëritjes", tha Coats në një takim në Uashington. "Përpjekjet e tyre përpiqen të minojnë besimin tonë në institucionet ose të avancojnë dhunën në emër të identitetit", tha ai.

Zyrtari i lartë i zbulimit tha gjithashtu se hakerët gjithnjë e më shumë po vënë në objektiv industrisë amerikane të mbrojtjes.

Në një raport të publikuar në janar, agjencitë kryesore amerikane të zbulimit arrinin në përfundimin se presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një "fushatë ndikimi” pa precedent në përpjekje për të ndikuar mbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në favor të kandidatit të atëhershëm Donald Trump.

Si President, zoti Trump i ka vënë në dyshim këto vlerësime, duke lënë të kuptohet herë pas here se mbetet e paqartë nëse Rusia luajti një rol të tillë. /VoA/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kjo është shtëpia e Ratko Mlladiç në Shkup (FOTO LAJM)
E pazakontë në Europë, risi në Finlandë për konsumatorët (FOTO LAJM)
Blerjet e çmendura në të "Premten e zezë"(FOTO LAJM)
Gruaja që i mbijetoi Titanikut dhe dy tragjedive të tjera (FOTO LAJM)
Standartet e jashtëzakonshme të bukurisë nga e gjithë bota (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media