Home Bota
63 të vdekur nga uragani "Irma", rikthehen të evakuuarit
Të paktën 23 persona në Shtetet e Bashkuara dhe 40 të tjerë në ishujt e Karaibeve kanë mbetur viktima të Uraganit Irma duke e çuar bilancin e vdekjeve deri më tani në 63.

Së fundmi, autoritetet konfirmuan se pesë viktima u gjetën në një azil pleqsh, për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike.

Teksa stuhia është zbutur, të evakuuarit po i rikthehen skenave të shkatërrimit në ishujt Florida Keys, ku çereku i shtëpive tashmë janë të pabanueshme.

Rreth 90,000 banorë që po rikthehen në Florida Keys dhe Miami Beach janë paralajmëruar për mungesën e shumë shërbimeve, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga uragani.

Ndërkohë, rreth 6.9 milionë shtëpi në Florida, Xhorxhia, Karolinën Veriore dhe Jugore dhe Alabama kanë mbetur pa energji elektrike. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
PAMJE TË RËNDA/ Nuk iu bind urdhrit, polici vret me 7 plumba qytetarin në qendrën tregtare (VIDEO)
Çfarë ndodh nëse Koreja e Veriut hedh bombën me hidrogjen në Paqësor?
As që bëhet fjalë! Bota nuk do të shkatërrohet sot
Teoricieni i famshëm "shtyn" fundin e botës, bëhet objekt talljesh në rrjetet sociale
Kështu dukeshin Barack dhe Michelle Obama në rininë e tyre (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media