Home Bota
Trump nis “çmontimin” e Obamacare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me sa duket nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të zëvendësuar planin Obamacare, ndërsa përmes një urdhri ekzekutiv të firmosur së fundmi, ka shfuqizuar një prej pikave thelbësore të sistemit që u miratua nën administratën e paraardhësit të tij.

Me anë të aktit të ri, Trump tashmë pritet të lejojë kompanitë e sigurimeve që të ofrojnë paketa të vecanta për kujdesin shëndetësor.

Sipas Presidentit, kjo nismë do të nxisë konkurrencën dhe si rrjedhojë, çmimet do të ulen.

“Plani ynë do të krijojë një konkurencë të madhe si dhe do të sjellë transformime në shumë forma. Ndryshimi konstaton në uljen e cmimeve për milonë amerikanë. Kjo do të vijë si rrjedhojë e konkurencës. Kompanitë e sigurimeve do të luftojmë me njëra-tjetrën për të marrë nën kujdesin e tyre qytetarët. Kjo masë do të duhej të ishte marrë shumë kohë më parë.”

Propozimi i Presidentit Trump është pritur edhe njëherë me kritika nga një pjesë e ekspertëve. Sipas tyre, zbatimi i urdhërit ekzekutiv do të sjellë tronditje të madhe mbi tregjet e krijuara aktualisht në bazë të platformës Obamacare, shkruan Ora News.

Gjithashtu, në qasjen e skeptikëve, kjo do të tërheqë më së shumti klientët relativisht të pasur, duke humbur mbulimin e gjerë shëndetësor, pikë e cila përbënte edhe thelbin e planit të miratuar nga ish-Presidenti, Obama. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Zbardhet letra e Kim Jong për Vladimir Putin
Nuk është Kosova, Zvicra kërkon arrestimin e diplomatëve turq për rrëmbimin e një biznesmeni
Ky është personi që para 77 vitesh nuk e ndalën përmbytjet në Qabe (FOTO LAJM)
Kapet në Austri 15 vjeçarja shqiptare që planifikonte sulm terrorist
Ky është vendi sekret ku mund të blini cigare me 70% të çmimit (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media