Home Bota
Franca reagon për largimin e SHBA-ve nga UNESCO
Franca, që mban në Paris selinë e UNESCO-s dhe që synon kryesinë e organizatës, shprehu keqardhje për largimin amerikan dhe vlerësoi se ky vendim i jep një kuptim të ri kandidaturës franceze.

“Ne shprehim keqardhje për vendimin amerikan që të tërhiqet nga UNESCO në një moment ku mbështetja e komunitetit ndërkombëtar për këtë organizatë është thelbësor”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agnès Romatet-Espagne.

“Kandidatura jonë për drejtorin e përgjithshëm të organizatës merr, në këto rrethana, një kuptim të ri”, shtoi ajo, përcjell Atsh.

SHBA-ja njoftoi sot tërheqjen nga UNESCO duke e akuzuar së është anit-izraelite. Menjëherë pas tërheqjes së Uashingtonit edhe Izraeli njoftoi tërheqjen e tij. /albeu.com/



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shokohet Trump, humbet 600 milionë dollarë nga pasuria
Komploti ndaj politikanëve, dhjetëra arrestime në Francë
Përkeqësohet situata në Katalunjë
La Palma në alarm, pritet të shpërthejë vullkani
Arrestohet ish-drejtori i shërbimeve sekrete

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media