Home Bota
Trump thotë se ka bërë “punë fantastike” në Azi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka bërë “një punë vërtet fantastike” gjatë turneut 12-ditësh në Azi.

“Kanë qenë vërtet 12 ditë të mira dhe kam bërë shumë miq të mirë”, u tha Trump gazetarëve në aeroplanin presidencial, derisa kthehej nga Manila e Filipineve për në Uashington.

“Mendoj se kemi bërë punë vërtet fantastike”, tha Trump.

“Mendoj se frutet e punës sonë do të jenë të pabesueshme”, tha Trump, duke shtuar se marrëveshjet e bëra të tregtisë, në vlerë prej 300 miliardë dollarësh, “do të katërfishohen shumë shpejt, në mbi 1 trilion dollarë”.

Trump nuk ofroi ndonjë dëshmi për këtë vlerësim.

Gjatë turneut në Azi, përveç Fillipineve, Trump ka vizituar edhe Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut dhe Vjetnamin, njofton REL.

Përveç tregtisë, udhëtimin e tij e ka dominuar edhe kriza bërthamore në Korenë e Veriut, për të cilën Trump vazhdimisht ka fajësuar regjimin e Kim Jong Unit. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I ftohti ekstrem mbërthen Karolinën e Veriut (FOTO LAJM)
Ushtria e frikshme amerikane, e vetme mund të shkatërrojë gjithë botën (FOTO LAJM)
Zbërthehen përgjimet, këto janë fjalët e fundit të gazetarit që u vra barbarisht
Bën sikur i propozon, vajzës me dy të dashur i çirret maska në sy të të gjithëve
Nuk është shaka, traktori del në autostradë me shoferin e pazakontë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media