Home Bota
"Ferri mbi tokë!" Kalifornia po shuhet nga flakët (FOTO LAJM)
Një zjarr i madh i cili ka përfshirë Kaliforninë jugore ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ka djegur më shumë se 50,000 hektarë, zona më e prekur është Los Anxhelos.

Erërat e fuqishme si dhe thatësira kanë ndikuar në përhapjen e flakëve me shpejtësi ndërsa rreth 27,000 banorë të Qarkut të Ventura janë evakuuar dhe dhjetëra mijëra njerëz janë pa energji.

Zyrtarët u shprehën se të paktën 150 shtëpi u rrafshuan nga flaka dhe se një zjarrfikës ishte plagosur.

Shkollat janë mbyllur të gjitha deri në normalizimin e situatës.

“Po përjetojmë ditë që janë vërtetë tronditëse, megjithëse kjo katastrofë natyrore po nxjerr në pah rezistencën e qytetit tonë”, u shpreh kryebashkiaku i Los Anxhelos, Eric Garcetti. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Kjo kafe ka shkaktuar një konflikt të madh botëror
Varrosën 50 fëmijët e vrarë nga sauditët në Jemen
Serbët të gëzuar nga ardhja e Putinit, do e presin me avionë e tanke
Foto sa për 1 mijë fjalë: Babai marton bijën në prag të vdekjes
Rothschild-ët, sekretet e bosëve të Europës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media