Home Bota
Erdogan nis vizitën historike në Greqi, "blindohet" Athina (FOTO LAJM)
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan fillon sot një vizitë historike në Greqi për të përshpejtuar ngrohjen mes dy vendeve fqinje, marrëdhëniet e të cilëve janë përkeqësuar nga mosmarrëveshje të shumta.

Gjatë kësaj vizite dyditore, i pari president turk që prej vitit 1952, Erdogan do të pritet në Athinë nga homologu grek, Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministri, Alexis Tsipras dhe më pas do të vizitojë minoritetin mysliman të Thraces.

Në orën 13:00 Erdogan do të takohet me kryeministrin grek Alexis Tsipras. Vizita e parë e presidentit turk në Athinë ka qenë që në vitin 1952, që prej atëherë nuk ka pasur një vizitë zyrtare.

Sipas mediave greke në terren janë 3 mijë punonjës policie të cilët ruajnë rendin dhe sigurinë në vend. Po kështu 200 roje të gardës personale kanë shoqëruar Presidentin turk në këtë udhëtim. Në aeroport Erdogan u prit nga ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
I ra celulari nga avioni, gruaja habitet kur e gjen
Flet modelja që e morën peng: Bëra gjithcka që ai të binte në dashuri me mua
E la i dashuri se ishte mbipeshë, vajza merr vendimin e pakthyeshëm (FOTO LAJM)
Vendet e BE-së pranojnë emigrantë të shpëtuar në Mesdhe
Takimi historik Trump-Putin ndërpritet nga një incident

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media