Home Bota
"Nuk ka ndryshim kufijsh!" Erdogan merr shuplakën e parë në Athinë (FOTO LAJM)
Presidenti turk Erdogan është duke zhvilluar në këto momente takimin e parë zyrtar në Athinë me homologun e tij Prokopis Pavlopulos.

Pas deklaratave Tajip Erdogan për "rishikimin" e Traktatit të Lozanës për ndryshimin e kufijëve , Presidenti grek i bëri të qartë se Turqia duhet të respektojë të drejtat e njeriut.

"Traktati është i panegociueshëm. Nuk ka nevojë të rishikohet ose të ndryshojë,"tha troç Presidenti i Republikës së Greqisë , në përgjigje të drejtpërdrejtë për deklaratat e Recep Tayyip Erdogan, përcjell albeu.com.

Pavlopulos theksoi se ky traktat është një "themel" mbi të cilin bazohet miqësia e të dy vendeve.

"Absolutisht mbulon çështjet që ishin lënë zbuluar, duke mos lënë hapësirë ​​pë diskutime dhe rregullon çështjet në lidhje me pakicat," tha ai.

Ndërkohë, Pavlopulos i tha homologut të tij turk se minoriteti në Thrakë është fetar, ndërsa Qipro ka thënë se duhet të ketë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Në një intervistë për televizionin Skai, Erdogan foli hapur për çështje të diskutueshme, duke sfiduar, ndër të tjera, sovranitetin territorial të Greqisë.

"Hapësira ajrore dhe ujërat territoriale dhe matjet e ndryshme mund të përmirësohen," tha presidenti turk duke sugjeruar kështu ndrushimin e Traktatit të Lozanës dhe kufijtë e vendeve fqinje. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Rrëzohet helikopteri, humb jetën motra e presidentit (FOTO LAJM)
I dhuruan Lamborghini të bardhë, Papa Françesku habit me sjelljen e tij (FOTO LAJM)
Njihuni me kafenenë 3D më të madhe në botë (FOTO LAJM)
Përmbytjet gllabërojnë fshatin, viktima dhe shtëpi të shkatërruara (FOTO LAJM)
Kur "Havana" këndohet nga Donald Trump! (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media