Home Bota
Me këtë vendim Çekia e bën edhe më lëmsh situatën për Jerusalemin
Autoritetet e Republikës së Çekisë kanë njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, por njëherit kanë njohur edhe si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).

“Republika e Çekisë edhe para arritjes së marrëveshjes paqësore mes Izraelit dhe Palestinës njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në kufijtë e vitit 1967”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi.

Ndonëse në njoftim theksohet se Çekia njeh Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez, ky qëndrim i Pragës zyrtare është në kundërshtim me institucionet zyrtare të Bashkimit Evropian.

Hapi i autoriteteve çeke vijon pas vendimit kundërthënës të SHBA-ve për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Bashkimi Evropian më parë shprehu shqetësimin se ky hap i Washingtonit mund të rrezikojë proceset paqësore në Lindjen e Mesme.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
E pashpirt! Modelja serbe bën foto me babain e vdekur (FOTO LAJM)
Gjermania goditet nga terrorizmi
A e dini përse shefat e kuzhinës mbajnë këtë lloj kapeleje të lartë?
Dalin pamjet, kjo është e vërteta mbi skenat intime në filma (VIDEO)
Nëse shkruani në Google fjalën 'Idiot" iu del Donald Trump (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media