Home Bota
Erdogan: Si e martova kryetarin grek me një vajzë turke
Presidenti turk Rexhep Tajjip Erdogan vizitoi Greqinë pas 65 vitesh dhe u cilësua nga media si vizitë historike.

Në një intervistë për ERT dhe Kathimerini-n Erdogan u shpreh se shkon në Greqi për t’i ofruar një paqe të qëndrueshme vendit fqinj, duke krijuar një mundësi të re, të cilën nuk e kanë bërë qeveritarët e dy vendeve në të shkuarën.

"Fjala luftë nuk duhet kurrë, kurrë të përdoret mes nesh. Ne kemi kaq shumë gjëra të përbashkëta që mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Kur përdorim fjalën luftë trembim popullin turk dhe atë grek. Por duhet të dijmë se ata jetojnë me njëri-tjetrin.

Po ju them një rast: siç e dini ka shumë qytetarë me kombësi greke që jetojnë në ishujt tanë. Njëri prej tyre është edhe kryetar i partisë sime(AKP) për zonën. Ai ishte dashuruar me një vajzë turke. Babai i vajzës nuk donte që të bëhej martesa mes tyre, pra mes dy të dashuruarve me kombësi të ndryshme.

Nëna donte, por babai jo. Kam shkuar personalisht të bind babain e vajzës dhe martesa ndodhi. Çifti bën jetë shumë normale dhe ne kemi sot një familje të shëndoshë. Ja një shembull, por të tillë ka plot. Në Greqi, në zonën e Trakës jetojnë mbi 200 mijë turq, më shumë sesa grekë jetojnë në Turqi. Ata janë një urë lidhjeje e marrëdhënieve tona", tha Erdogan në intervistë. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Rrëzohet avioni me 60 pasagjerë, frikë se nuk ka të mbijetuar
Gazeta britanike bën gafën e pafalshme, ngatërron Kosovën me shtetit... (FOTO LAJM)
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një ndërtesë në Londër (VIDEO)
Gjetën 8 mijë euro në kontenier, s'mund t'i marrin edhe pse askush nuk po i kërkon
13 persona të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Meksikë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media