Home Bota
Trudeau i del kundër Trump-it, Kanadaja mban ambasadën në Tel Aviv
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka theksuar sot se ambasada e Kanadasë në Izrael do të qëndrojë në Tel Aviv, duke treguar kështu mospajtimin me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili njoftoi një ditë më parë transferimin e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem.

“Ne nuk do të zhvendosim ambasadën tonë nga Tel Avivi”, deklaroi Justin Trudeau para mediave kanadeze.

Kreu i qeverisë kanadeze ritheksoi pozicionin e pandryshueshëm të Kanadasë, pavarësisht pranisë së konservatorëve apo liberalëve në pushtet, që të inkurajojë krijimin e një shteti palestinez në krahë të një shteti izraelit.

Për qeverinë liberale kanadeze, statusi i qytetit të Jerusalemit duhet të përcaktohet nga një marrëveshje paqeje mes palëve. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
I ra celulari nga avioni, gruaja habitet kur e gjen
Flet modelja që e morën peng: Bëra gjithcka që ai të binte në dashuri me mua
E la i dashuri se ishte mbipeshë, vajza merr vendimin e pakthyeshëm (FOTO LAJM)
Vendet e BE-së pranojnë emigrantë të shpëtuar në Mesdhe
Takimi historik Trump-Putin ndërpritet nga një incident

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media