Home Bota
Skandali seksual, dorëhiqet senatori amerikan
Senatori demokrat amerikan, Al Franken njoftoi sot dorëheqjen e tij në javët në vijim pas shumë dëshmive nga femra që e akuzonin për gjeste ulëta para shumë vitesh.

“Njoftoj sot se në javët në vijim, do të jap dorëheqjen nga Senati”, deklaroi ai në një fjalim të mbajtur në senatm një ditë pasi shumica e kolegëve të tij i kërkuan dorëheqjen.

Ai është anëtari i dytë i Kongresit që braktis në dy ditë mandatin e tij, pas John Conyers, deputet demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve i akuzuar për ngacmime seksuale të përsëritura kundër shumë prej bashkëpunëtorve të tij.

Shumë deputetë dhe deputete vlerësojnë se Kongresi amerikan ndodhet në një çast thelbësor, në një pikë të historisë ku të gjithë duhet, pa luahtjen më të vogël, të aplikojnë një politikë të tolerancës zero kundër çdo sjellje të pa hijshme, aq më tepër për ngacmimet apo agresionet seksuale.

Kjo ka shtyrë dje, në më pakë se 24 orë, 32 nga 48 demokratët në Senat që t’i kërkojnë Al Franken-it, 66 vjeç, të dorëhiqet.
Një lëvizje kjo e filluar nga një grup senatoresh pas një dëshmie të re kundër senatorit në fjalë.

Kongresi ka qenë prej shumë kohësh një institucion patriark. Por sot, gratë përfaqësojnë 20 për qind të parlamentarëve. Para 20 viteve, ato ishin vetëm 12 për qind, dhe para 30 viteve vetëm pesë për qind. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mrekullia që do të shihet nga toka, sot bie shi meteorësh
Mbajti vajzën e vogël për dy vjet në bagazh, dënohet mamaja monstër
"Do ta ngulim flamurin turk në Athinë", hakerat sulmojnë faqen e ish-ministrit grek (FOTO LAJM)
Trump vijon "luftën" me median: Gazetari kishte qëllime të këqija
CIA zbardh vrasjen e gazetarit Khashoggi, kush e urdhëroi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media