Home Bota
Protesta në Athinë, arrestohen 11 persona mes tyre edhe shqiptarë
Policia greke ka arrestuar 11 persona dhe lëshuar urdhër ndalimi për 26 të tjerë, si përgjegjës për protestat e dhunshme të organizuar ditën e djeshme në Greqi.

Mes të arrestuarve janë edhe 3 minorenë, një me shtetësi shqiptare, njëri më shtetësi rumune dhe një tjetër me shtetësi italiane, shkruajnë mediat greke.

Dhuna, bombat molotov e zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 9-vjetorin e vrasjes së Aleksis Grigoropulos.

Pas demonstratës në qendër, protestuesit u drejtuan në rrugën ku u vra Grigoropulos dhe sulmuan me bomba molotov edhe gazetarët.

Policia largoi gazetarë e kameramanë që u rrezikuan seriozisht. Por episode dhune kanë ndodhur në gjithë Greqinë si në Kretë Iraklio, Larisa, Selanik. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Aktori u dhuron miqve të tij nga një milion dollarë, por të gjithë i vihen kundër (FOTO LAJM)
Frikë për sulme, policia e Holandës vret agresorin në aeroportin e Amsterdamit
Familja shqiptare dëbohet në 3 të natës nga Gjermania
"The Simpson" parashikon një tjetër ngjarje të madhe, habit me saktësinë (FOTO LAJM)
Pas vizitës së Erdoganit, Turqia i dërgon ushtrinë Greqisë në Egje

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media