Home Bota
Është pushtuar nga djalli, nëna i ngul vajzës kryqin në gojë
Një nënë është dënuar për vrasjen e vajzës së saj 33-vjeçare duke e ngulur një kryq në gojë sepse mendonte se ishte e pushtuar nga djalli.

Juanita Gomez u shpall fajtore për vrasjen e shkallës së parë të enjten për vdekjen e tmerrshme të vajzës së saj Geneva në vitin 2016.

Anëtarët e jurisë kërkuan dënimin të përjetshëm pa kusht për 51 vjeçaren.

Policia u thirr në shtëpinë e Gomez në Oklahoma City në gusht të vitit 2016, kur i dashuri i viktimës gjeti trupin e dhunuar e gjakosur që shtrihej në krevat.

Geneva u gjet me krahët e hapur sikur të ishte kryqëzuar dhe një kryq i madh i ishte vendosur në gojë.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se Gomez i tha policisë se vajza e saj kishte folur në gjuhë e djallit natën para vdekjes, sytë iu kthyen mbrapa kokës dhe se e kishte kërcënuar ta vriste.

Ndaj Juanita ishte përpjekur që ti bënte ekzorcizëm në mënyrë që nxirrte Satanin nga trupi i saj.

Më pas ajo i vendosi nguli një kryq në gojë derisa filloi ti dilte gjak dhe e vëzhgoi derisa vdiq.

Skena e krimit brenda shtëpisë u krahasua me një ‘film horror’.

Gjatë gjyqit, jurisë iu paraqit një fotografi e skenës së krimit të viktimës që shtrihej në dysheme me kryq në gjoksin e saj. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Skandali i bujshëm i Bill Clintonit, flet për herë të parë Hillary
Fenomeni i rrallë, këta njerëz jetojnë nën ujë (FOTO LAJM)
I martuar me 5 gra, flet burri që u bë hit në internet
Porta e ferrit? Rrathët e zinj në qiell tmerrojnë njerëzit
Peshonte 130 kg, ndryshimi drastik pasi pagoi 18 mijë dollar

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media