Home Bota
Prishet soba me dru, asfiksohet familja shqiptare në Itali me 6 anëtarë
Problemi me sobën e druve për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në një familje shqiptare, e cila jetonte në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në një apartament në Santa Giustina, ku gjashtë anëtarët e një familje kanë pësuar helmim nga monoksidi i karbonit.

Të gjashtë pjesëtarët e familjes, bashkëshorti 44-vjeçar, gruaja 38-vjeçare, dhe katër fëmijët e tyre të moshës 5 deri në 17 vjeç, janë dërguar në gjendje të rëndë në spital. Fatmirësisht, fëmijët paraqesin një gjendje më të stabilizuar, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave italiane, shkak për helmimin e tyre dyshohet të ketë qenë keqfunksionimi i sobës me dru. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Njihuni me gjeniun 11-vjeçar, po kërkon prova për ekzistencën e Zotit
Pamjet që tronditën Presidentin e Francës, kush e dhunoi këtë grua (VIDEO)
Trump i tregon vendin Iranit: Kurrë më mos na kërcëno se e pëson
Momenti kur agresori qëllon turmën në Toronto (VIDEO)
Mësoni si e pësoi shqiptari në Zvicër, kujdes se edhe ju mund ta humbisni pensionin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media