Home Bota
Trashësia e borës arrin 7 metër në këtë shtet (VIDEO)
Rruga nëpërmjet ngrehinës së borës të lartë shtatë metra në Alpet franceze është pastruar. Me këtë pastrim u është mundësuar qarkullimi fshatrave që kanë qenë të ndara nga bota.

Orteku i borës e ka bllokuar rrugën ndërmjet Besansit dhe Boneval sur Arkas pasi që rajoni u godit nga reshja të papara të borës.

Fotografitë dramatike që i ka bërë eksperti për orteqe të tillë, Alan Duklo tregojnë momentet pasi që punëtorët qanë përmes ortekut dhe liruan rrugën.

“Kanë kaluar 20 vjet që kur në këtë rajon kemi parë borë të tillë”, ka thënë Duklo.

Në rajonin e Savoas për 26 orë ka rënë 1.8 metra borë, derisa meteorologët të reshurat i kanë përshkruar si ato që shihen një herë në 30 vjet, shkruan BBC.

Kjo ka sjellë deri të ndërprerja e rrymës dhe kaosit në komunikacion. Edhe skijimi është ndërprerë.


Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Kështu betohen komandot turke para hyrjes në Siri: Tmerrohen nga ne! (VIDEO)
Erdogan: Shqiptarët dhe turqit janë një!
Humbi gjithçka nga zjarri, ky 83-vjeçar po prek botën! (FOTO LAJM)
Luani është mbreti i xhunglës, por ja çfarë i bën luanesha kur flirton me një tjetër (FOTO LAJM)
Trupi e refuzoi herën e parë, burri ri-transplanton fytyrën për herë të dytë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media