Home Bota
Plas skandali, Trump pagoi shtrenjtë pornostaren për t'i mbyllur gojën
Një ish aktore e filmave porno është paguar 130 mijë dollarë për të heshtur mbi marrëdhënien seksuale me Donald Trumpin.

Raporti është konsumuar në 2006-ën, kur manjati i pasurive të patundshme ishte i martuar me gruan e tij aktuale, Melanian.

Goditja e rradhës në atë që rezultoi një e premte e zezë për liderin e Shtëpisë së Bardhë, erdhi nga Wall Street Journal, që risjell në vëmendje historinë e pretenduar mes Trumpit dhe Stephanie Clifford, e njohur në botën e kinemasë hard, me emrin e artit Stormy Daniels.

Ishte e përditshmja e Rupert Murdoch, që foli fillimisht për çështjen në 2016-ën, në mes të akuzave për ngacmime seksuale dhe seksizëm ndaj atëherë kandidatit presidencial.

Tani dalin në dritë detaje të rëndësishme. Sipas medias amerikane, avokati i Trumpit Michael Cohen kaloi 130 mijë dollarë në një llogari të pornostares në Los Angeles, vetëm një muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Pagesa finalizoi tratativat me Clifford për ta bindur atë që të mos e zbulonte kurrë ngjarjen. /tch/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Të shtëna të fuqishme në Rijad, në rrjetet sociale flitet për puç ndaj mbretit Salman (VIDEO)
Mbretëresha Elizabeth II feston sot 92-vjetorin
Stuhi në Rusi, një e vdekur dhe dhjetëra të lënduar
Pasiv për 250 vite, shpërthen vullkani në Japoninë jugore
BE: Të nis hetimi për vrasjen e katër protestuesve në Gaza

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media