Home Bota
Të hash detergjent, çmenduria që po merr më qafë adoleshentët (VIDEO)
Pas koves së akullt, në internet është përhapur një tjetër sfidë potencialisht e rrezikshme e quajtur “Tide Pod Challenge”.

“Daily Mail” shkruan se tashmë adoleshentët fusin në gojë detergjent rrobash dhe helmojnë veten, duke sfiduar të tjerët që të marrin pjesë.

Ndoshta mund t’iu duket argëtim në mediat sociale, por kjo sfidë është tepër e rrezikshme. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë raportuar zyrtarisht 40 raste të helmimit nga detergjentët në këtë fillim viti.

Gjysma e këtyre rasteve janë helmime me dashje nga adoleshentët që provojnë këtë sãdë. ëlltitja e detergjentit të rrobave çon në helmim që shkakton të vjella dhe diarre.

Ky ilaç rrobash përmban etanol dhe peroksid hidrogjeni, që do të thotë se janë tepër helmuese dhe mund të shkaktojë pasoja fatale, shkruan klan.tv. Pas përhapjes së kësaj sãde në rrjetet sociale, mjekët amerikanë kanë paralajmëruar njerëzit që të mos marrin pjesë.

Ata që e kanë provuar, tashmë janë penduar dhe thonë se nuk duhet ta bënin kurrë një gjë të tillë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Britanikët në ankth, Princi Philip pëson akisdent
Përmbyset makina, Princ Philipi bën aksident dhe trondit Britaninë
E rëndë në SHBA, bebja vetëm 2 vjeç fluturon nga makina
Qeveria i bën thirrje ushtrisë: Bëhuni gati se mund të dalim nga BE pa marrëveshje
Ky zyrtar multimilioner pretendon se ka vetëm një strehë ku të fusë kokën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media