Home Bota
Rusia vendos raketat e tjera S-400 në Krime
Rusia ka pozicionuar në Krime një njësi të re të armatosur me sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore, S-400, kanë raportuar mediat ruse.

Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina më 2014.

Mediat shtetërore ruse kanë raportuar gjatë ditës së sotme, se Moska ka pozicionuar një sektor të ri në qytetin Sevastopol, ku edhe është e pozicionuar flota ruse në Detin e Zi.

Kjo është njësia e dytë e pajisur me sistemin S-400 në Krime, pasi Moska kishte vendosur të parën në fillim të vitit 2017 në portin Fedosia.

Sistemi S-400 ka kapacitet për të goditur objektiva deri në 400 kilometra largësi dhe raketa balistike në distancë prej 60 kilometrash.

Pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina më 2014, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë vënë sanksione Moskës, për ta kundërshtuar vendimin e Rusisë. /rel/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Përmbyset makina, Princ Philipi bën aksident dhe trondit Britaninë
E rëndë në SHBA, bebja vetëm 2 vjeç fluturon nga makina
Qeveria i bën thirrje ushtrisë: Bëhuni gati se mund të dalim nga BE pa marrëveshje
Ky zyrtar multimilioner pretendon se ka vetëm një strehë ku të fusë kokën
Të gjithë e njihni Popeye, sot ka ditëlindjen

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media