Home Bota
Sulmohet me gërshërë vajza myslimane
Një vajzë muslimane në qytetin Toronto të Kanadasë, u sulmua nga një person me anë të një gërshëre.
Sulmuesi i cili iu afrua 11 vjeçares Khawlah Noman që ishte duke shkuar në shkollë, u mundua që t’ia presë shaminë me gërshërë. Ngjarja u zbulua pasi familja e vajzës njoftoi rastin në polici.

“U ndjeva me të vërtetë e frikësuar dhe hutuar”, tha Khawlah Noman në një deklaratë për gazetarët. Ajo tregoi se ditën e premte gjatë ecjes së saj bashkë me vëllain Mohammed Zakariyya në shkollë, ka ndjerë që një person i është afruar dhe kur e ka kthyer kokën e ka parë një person me gërshërë në dorë.

“Pasi bërtita ai u largua, por pas disa minutash erdhi përsëri. Vazhdoi të presë shaminë time”, tha Khawlah duke treguar se sulmuesi është munduar që dy herë ta presë shaminë e saj.

Khawlah më tej theksoi se për atë është e tmerrshme ideja për të shkuar në shkollë në këmbë dhe duke i bërë thirrje sulmuesit tha se “Atë që u munduat ta bëni me të vërtetë është gabim. Nuk duhet të trajtohet veçanërisht një fëmijë në këtë mënyrë”. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
90-vjeçarët bëjnë "bum" në Instagram, sfidojnë modelet e reja (FOTO LAJM)
Britanikët përgatiten të luftojnë me forcat turke në Siri (FOTO LAJM)
Gjermania "nën zjarr", Turqia përdor tanket gjermane në Afrin (FOTO LAJM)
Supermakina "bishë" e Vladimir Putin, gati në maj (FOTO&VIDEO)
Prekëse, 76-vjeçarja "ecën 15 milje në ditë" për të dërguar nipin e sëmurë në shkollë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media