Home Bota
Çvidhoset statuja e princeshë Dianës në Harrodos të Londrës
Qendra tregtare luksoze londineze “Harrods” njoftoi sot se do të hiqte një statujë ku shfaqet imazhi i princeshë Dianës dhe mikut të saj Dodi Al-Fayed e vendosur në ambjentet e saj për t’ia rikthyer ish-pronarit Mohamed Al-Fayed.

Skulptura në bronz e quajtur “Viktima të pafajshme” paraqet Lady Di duke kërcyer dorë për dore dhe me sytë e kryëzuar me Dodin, që i kthejnë lirinë një zogu duke rrahur krahët. Kjo vepër u porosit nga i ati i këtij të fundit, Mohamed Al Fayed, pas vdekjes së çiftit në një aksident automobilistik në Paris, më 31 gusht 1997.

E vendosur në qendrën tregtare në 2005, kjo vepër qëndroi aty edhe pas shitjes së “Harrods” nga “Qatar Holding”, dega financiare e fondit shtetëror të Katarit “Qatar Investment Authority”.

Por menaxheri i përgjithshëm i qendrës tregtare, Michael Ward u shpreh se kishte ardhur momenti për ta hequr, duke theksuar se djemtë e Dianës, William dhe Harry, kishin porositur statujën e tyre në kujtesë të së ëmës. Kjo e fundit do të realizohet nga skulptori Ian Rank-Broadley dhe pritet të përurohet në 2019 në kopshtet e Kensington Palace, ku ka jetuar Lady Di në Londër.

“Jemi shumë krenarë që kemi luajtur rolin tonë për të përkujtuar jetën e Dianës, princeshës së Uellsit dhe Dodi Al-Fayed në “Harrods”, komentoi Ward në një deklaratë.

“Me njoftimin e një statuje të re përkujtimore në nderim të figurës së Dianës, ne mendojmë se ka ardhur momenti për t’ia kthyer këtë memorial Al Fayed dhe duke i bërë ftesë publikut për të bërë homazhe në pallat”, shtoi ai.

“Harrods” nuk saktësoi datën për tërheqjen e skulpturës. Në 2000, qendra tregtare humbi të drejtën e furnizuesit të veçantë të familjes mbretërore britanike, e akuzuar vazhdimisht nga ana e Mohamed Al-Fayed për nxitje të vdekjes së çiftit. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Zgjidhet misteri që shokoi botën, 4000 vjet më vonë merret vesh e vërteta
NASA tregohet bujare, ndan me publikun pamjet 3D nga hëna (VIDEO)
Gazetari qëllohet në transmetim LIVE (VIDEO)
Erdogan shpallet "Qytetar Nderi" në Serbi
Bota e kinematografisë në zi! Ndërron jetë aktori i njohur

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media