Home Bota
Protesta anti-Trump në Bernë në prag të Forumit të Davosit
Disa qindra persona të lëvizjes anti-kapitaliste protestuan sot në Bernë në qetësi kundër vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në Forumin e Davosit, bëri të ditur media.

Me banderola në duar ku lexohej “Hani të pasurit” “Fight WEF, Trump, Kapitalizëm (Të luftojmë forumin, Trumpin dhe kapitalizmin) manifestuesit protestuan kundër organizimit të Forumit të Davosit i planifikuar të mbahet nga data 22 deri në 26 janar, në këtë qytet të vogël në kantonin e Grisons, në perëndim të Zvicrës.

Ndërsa autoritetet zvicerane paralajmëruan për rrezikun “e përshkallëzimit të dhunës” me rastin e këtij tubimi të paautorizuar, kortezhi ka qëndruar në qetësi dhe nuk u shënua asnjë incident gjatë pasdites, sipas agjencisë zvicerane ATS.

Protesta u organizua me thirrje të shoqatës zvicerane anti-kapitaliste RJG.

Në web-in në internet, RJG u shpreh entuziaste dhe e kënaqur pasi pavarësisht pranisë së shtuar policore dhe provokimeve të shumta të policëve me veshje civile, protesta u mbyll me sukses. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Njihuni me gjeniun 11-vjeçar, po kërkon prova për ekzistencën e Zotit
Pamjet që tronditën Presidentin e Francës, kush e dhunoi këtë grua (VIDEO)
Trump i tregon vendin Iranit: Kurrë më mos na kërcëno se e pëson
Momenti kur agresori qëllon turmën në Toronto (VIDEO)
Mësoni si e pësoi shqiptari në Zvicër, kujdes se edhe ju mund ta humbisni pensionin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media