Home Bota
Bëni gati valixhet, ky ishull kërkon një Robinson Kruzo të kohëve moderne
Nëse ke fantazuar ndonjëherë për të jetuar në një ishull të braktisur, si Robinson Cruso, por jo në kushte të rrezikshme apo i mbërthyer nga vetmia, atëherë kjo është puna e ëndrrave për ty.

Qeveria franceze po kërkon një çift të ri për t’u kujdesur për ishullin Quéménès në Bretanjë. Banorët aktualë, që u përzgjodhën 10 vite më parë, kanë vendosur të largohen.

Edhe pse ishulli ka qenë i populluar për mijëra vite, pronarët e fundit e braktisën atë 25 vite më parë. Por ferma në ishull mbijetoi.

Në vitin 2007, David dhe Soizic Cuisnier morën detyrën e menaxhimit të saj. Tani çifti po largohet bashkë me dy fëmijët e tyre, për të jetuar më pranë shkollave, e dikush tjetër duhet të marrë përsipër atë që mund të konsiderohet edhe puna më romantike në botë.

Në të vërtetë do të jetë një jetë e thjeshtë. Ishulli është një milje i gjatë, me plazhet e mbuluara vende-vende nga rëra, e vende-vende nga gurët apo bari, e ndodhet në arkipelagun Molene, shumë pranë brigjeve të Bretanjës.

Energjia elektrike vjen nga një turbinë ere dhe panelet diellore, ndërsa tualetet janë primitive. E nëse mund të ndodhë të jesh mërzitur me partnerin, ka shumë kafshë që mund t’iu bëjnë shoqëri: lepuj, dele, zogj, foka etj..

Çifti Cuisnier ka vendosur madje edhe një lidhje interneti.

“Ardhja jonë këtu ishte një çmenduri, por u kthye në aventurën më të mrekullueshme. Ne e shndërruam fermën në një biznes të suksesshëm. Rritëm familjen dhe gjithçka ishte e paharrueshme”, thotë David.

Nëse e doni këtë punë duhet të nxitoni. Aktualisht janë 20 kandidatë seriozë në pritje për të zëvendësuar çiftin. Pasuesit fatlumë do të shpallen javët e ardhshme dhe duhet të mbërrijnë në ishull vitin e ardhshëm. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Italia paralajmëron rrezikun e ndërhyrjes ruse në procesin zgjedhor
Kolumbia prodhon 40,5 tonë kanabis mjekësor
Shkatërrojnë makinën e fqinjit pasi u kishte zënë vendparkimin (VIDEO)
40 vjet pa patentë, zbulohet vetëm pas aksidentit
Po dëgjonte muzikë me kufje, vajza humb jetën nga goditja elektrike (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media