Home Bota
Presidenti kinez i kërkon ushtrisë që të përgatitet për luftë në qiell
Presidenti kinez Xi Jinping ka dërguar një mesazh të frikshëm për trupat e tij, duke u bërë thirrje që ata të jenë në një gatishmëri të gjithanshme për luftë.

Sipas mediave të huaja, ai kërkoi nga forcat e tij të zbatojnë “frymën e gjeneratave të mëparshme dhe të punojnë për të arritur qëllimin e partisë për të bërë ushtrinë më të fuqishme në botë”.

Siç thuhet më tej, 64-vjeçari beson se kjo mund të arrihet përmes përmirësimit të forcës së tyre në qiell.

Duke folur për forcat e tij ai tha: “Shpejtoni përgatitjen e luftës dhe forconi aftësinë për luftime”.

“Përpiquni të ndërtoni një vendnisje të klasës së parë [mbështetje ajrore] dhe të jepni kontribute më të mëdha në ndërtimin e një vendi dhe ushtrie të fortë”.

Më vonë ai vizitoi një vend të lançimit satelitor ku u vendosën sistemet e navigimit BeiDou-3.

Atje, ai inspektoi raketat dhe vizitoi qendrën e kontrollit para misionit.

Dy satelitë BeiDou-3 tashmë janë dërguar në orbitë, ku do të punojnë së bashku për të rritur mbulimin kinez nga hapësira.

Më vonë, ai u takua me zyrtarët e lartë të bazës dhe u kërkoi atyre të punonin me më shumë angazhim në hapësirën ajrore kineze, për të krijuar më shumë “mrekulli kineze”. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Italia paralajmëron rrezikun e ndërhyrjes ruse në procesin zgjedhor
Kolumbia prodhon 40,5 tonë kanabis mjekësor
Shkatërrojnë makinën e fqinjit pasi u kishte zënë vendparkimin (VIDEO)
40 vjet pa patentë, zbulohet vetëm pas aksidentit
Po dëgjonte muzikë me kufje, vajza humb jetën nga goditja elektrike (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media