Home Bota
600 mercenarë rusë vriten në Siri
Ndërkohë që Presidenti rus, Vladimir Putin, është vënë nën akuzë se po mundohet të mbulojë praninë e mercenarëve rus në Siri, raportohet se shumë të tillë kanë ndërruar jetë gjatë luftimeve në këtë shtet.

Më tepër se 600 mercenarë rusë janë raportuar të vrarë në Siri gjatë javëve të fundit, shumica e të cilëve nga sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA, shkruan Daily Mail.

Të dy burimet si ato amerikane edhe ruse raportojnë për vdekjen e më shumë se 200 mercenarëve të vrarë në një sulm të dështuar ndaj një baze që mbahet nga forcat amerikane dhe kurde në Deir Ezzor, në veri-lindje të Sirisë, javën e kaluar, raporton Bloomberg.

Megjithatë, Kremlini tha sot se nuk kishte informacion rreth mercenarëve rusë që thuhet se po vriteshin në Siri, duke thënë se ai njihte vetëm për shtetasit rusë të cilët ishin vendosur atje si anëtarë të forcave të armatosura ruse.

Pjesa më e madhe e mercenarëve të vrarë raportohet se janë punësuar nga ushtri private e quajtur Wagner, e cila është lidhur ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes ruse, shkruan Daily Mail, duke shtuar se kjo ushtri drejtohet nga Dmitry Utkin një ish-anëtar i forcave speciale ushtarake ruse.

Gjithashtu ai është fotografuar në evente të ndryshme përkrahë Presidentit rus, Vladimir Putin. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Parashikimet e Nostradamus për vitin 2019, janë të frikshme
SHBA-të nxjerrin "përbindëshin" 4.2 miliard dollar, dridhen Rusia dhe Kina (FOTO LAJM)
"10 year Challenge", çfarë i bëmë botës brenda një dekade (FOTO LAJM)
Pus 100 metra për të shpëtuar Yulenin, e gjithë Spanja loton dhe lutet (FOTO LAJM)
Tensione Greqi-Turqi, disa avionë ngrihen mes alarmit në fluturim

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media