Home Bota
Joshje, seks dhe shantazh: Agjentet e KGB-së që "peshkuan" edhe Ajnshtajnin


Ambasadori britanik në Moskë, sër Xhefri Harison në vitin 1968 u dashurua pas një gruaje të bukur, e cila punonte si shërbyese në ambasadë e quajtur Galja. Por ajo ishte e futur me mision aty nga KGB-ja.

Pasi çifti doli nga dhoma e gjumit në një apartament të Leningradit, Harrisonit iu treguan foto të tij me Galjan gjatë kohës që bënin dashuri.

Harrisonit iu komunikua se në qoftë se nuk i jepte KGB-së informacionet që ajo kërkonte, fotot dhe lidhja e tij me Galjan do të bëheshin publike.

Në vend që të bashkëpunonte, Harrisoni u kthye në Londër ku pohoi lidhjen me Galian te oficeret e MI5, (Kundërzbulimi britanik). Ai u nxor në pension menjëherë.

Megjithëse ky lloj kurthi kësaj radhe dështoi, shumë kurthe përpara Harrisonit ishin të suksesshëm.

Koloneli Lui Gibo, atasheu ajror francez, në vend që të jepte informacion dhe të fshihte lidhjen, vrau veten.

Elizabeth Bentley

Ishte një grua shumë e bukur amerikane, e cila u aktivizua si agjente sekrete për KGB-në në vitin 1940. Ajo u rekrutua nga sovjetikët dhe ra në dashuri me kontrollorin e saj, Jacob Golos. Ajo joshi të paktën 8 zyrtarë amerikanë dhe në biseda intime u nxirrte të dhëna në llogari të sovjetikëve

Lona Cohen

Ishte anëtare e Partisë Komuniste në SHBA. Ajo u rekrutua në spiunazhin sovjetik nga bashkëshorti i saj Morris Cohen. “Lesley”, ky ishte kodi i saj, dërgonte materiale nga projektet e armëve atomike amerikane në konsullatën sovjetike në Nju-Jork.

Maria Konnenkova

Albert Ajnshtajn mund të ketë qenë gjeni, por jo aq i zgjuar sa për të shmangur magjepsjen me agjenten sekrete Maria Konnenkova. Ajo e takonte Ajnshtajnin në vitin 1940, për të mbledhur informacione për përpjekjen e amerikanëve për të shpikur bombën e parë bërthamore

Melita Noruood

Është ende gjallë dhe e thërrasin “gjyshe Hola”. Në vitet ‘30 ajo mbështeti rusët nën udhëheqjen e Stalinit për planet e bombës bërthamore. Agjentja 0087 punonte në një institut të kërkimeve shkencore dhe çonte dokumente sekrete rusëve, pa rënë në sy nga MI5.

Ethel Rosenberg

Aspironte të bëhej këngëtare dhe aktore, por kryesisht punoi si sekretare në një kompani anijesh. U akuzua dhe u dënua me vdekje për dhënien e sekreteve të ushtarakëve amerikanë rusëve. Sipas gjykatësve, Rosenberg kishin sjellë vdekjen e 50 mijë ushtarëve në Kore e gjithashtu kishin shitur edhe sekretet bërthamore te sovjetikët

Maria Knuth

Ishte një gjermane e rekrutuar nga KGB-ja, për shkak të bukurisë së saj dhe për aftësinë e saj për të tërhequr oficerët britanikë dhe amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo kërcente në kabare. Edhe më parë Knuth ishte përdorur për qëllime spiunazhi

Judith Coplon

Punonte në Departamentin e Drejtësisë, në sektorin e agjentëve të huaj. Ajo mblidhte informacione dhe bashkëpunonte me rusin Valentin Gubitchev, një ish-oficer i shërbimeve sekrete. FBI-ja e nuhati situatën dhe i arrestoi të dy në vitin 1949.

Julia Child

Para se të bëhej një kryekuzhiniere e famshme, ajo punonte për OSS-në, që është paraardhësja e CIA-s. Asaj i qe ngarkuar detyra që bashkë me kolegë të saj duhet të vriste peshkaqenët që mund të shkaktonin plasjen e dinamitit poshtë ujit të vënë për gjermanë, dhe mund t’i paralajmëronin ata për eksplozivin

Virginia Hall

E njohur si “zonja e çalë e OSS”, për shkak të këmbës së saj të drunjtë, luajti një rol të rëndësishëm gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo punoi për të shkëputur ndërlidhjen gjermane, duke prerë linjat elektrike dhe telegrafike. Mori medalje për zotësinë.

Betty McIntosh

Ka shkruar një libër kujtimesh për pjesëmarrjen e saj në Shërbimet Sekrete Amerikane. Është vlerësuar si një nga spiunet më të afta në OSS. “Nëse njerëzit na pyesin se çfarë po bëni këtu, thojini që jeni një sekretare dhe s’do ju pyesin më” thotë ajo në librin e saj.

Melissa Mahle

Prej 5 vjetësh ka lënë CIA-n. Mbante detyrën e një eksperte spiunazhi kundra terrorizmit dhe ka punuar si klandestine në Lindjen e Mesme deri në vitin 2002. Që kur la punën, ajo ka punuar si këshilltare në Lindjen e Mesme për çështjet e sigurisë.

Lindsay Kegley

Edhe Kegley ka pak kohë që është shkëputur nga CIA. Ishte një nga oficeret më të mira të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës nga viti 1998 deri në vitin 2003. “Të gjithë njerëzit që më njihnin më thoshin të mos e merrja këtë hap, por është vërtet bukur të ndihmosh vendin tënd”, ka thënë ajo.

Irene Nelson

Një vajzë e njomë, por shumë e gjallë, ishte një nga spiunet paraardhëse të CIA-s gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte 23 vjeçe dhe e sapomartuar kur u fut në shërbimet sekrete. “Edhe ajo mësoi të gatuante vonë, si Julia Child”, shkruhet në librin “Motrat e spiunazhit

Virginia Baynes

Është një nga spiunet amerikane gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Ajo u rekrutua nga i dashuri i saj, i cili punonte me shërbimet sekrete. Virginia u largua nga CIA, por jo shumë kohë më pas shiti informacione.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
E FUNDIT/ Shembet ura, dyshohet për shumë viktima (VIDEO)
Erdogani ua ndalon turqve përdorimin e iPhone
Dorëzohet Erdogan, prifti amerikan drejt lirimit pas ultimatumit të Trumpit
Ministri norvegjez shkel ligjin për dashnoren iraniane, mësoni ku kanë bërë qef
Indianët mblidhen rreth gjarpërit, ia nisin të qeshurës (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media