Home Bota
Traditat e Ditës së Shën Valentinit në mbarë botën (FOTO LAJM)
Amerikanët festojnë Ditën e Shën Valentinit çdo vit më 14 shkurt. Imazhet e zemrave janë kudo, siç janë trëndafilat e kuq dhe kutitë e çokollatave për personin e veçantë. Ju mund të thoni se "dashuria është në ajër".

Shumë vende të tjera festojnë edhe Ditën e Shën Valentinit, secila në mënyrën e vet.

Këtu është një vështrim në traditat e Ditës së Shën Valentinit të katër shteteve, pwrcjell albeu.com

Japoni

Për japonezët, Dita e Shën Valentinit ka të bëjë me çokollatën! Më 14 shkurt, gratë në Japoni japin dy lloje çokollate. Njëra quhet Giri-choco. Tjetra është Honmei-choco.

Gratë u japin këto çokollata të dashurëve të tyre. Dhe në shkolla, studentët femra përgatisin çantat e Giri-choco më 14 shkurt për t'u dhënë miqëve.

Danimarkë

Dita e Shën Valentinit është një festë e re në Danimarkë. Të rinjtë në vend filluan ta festonin atë në fillim të viteve 1990.

Ndërsa amerikanët japin trëndafila të kuq, të rinjtë danezë festojnë Ditën e Shën Valentinit me lule të bardha të quajtura "snoëdrops". Ata u japin lule miqve dhe të dashuruarve.

Brazil

Në Brazil, festimi i madh i karnavaleve e zbeh ditën e Shën Valentinit. Brazilianët festojnë me dhurata,lule dhe çokollata, në të njëjtën mënyrë si amerikanët. Por në vend të festimit të Shën Valentinit, ata festojnë Shën Antoni.

Filipinet

Filipinet festojnë ditën e Shën Valentinit si të ishte dasëm .Në të vërtetë, në vitet e fundit, më 14 shkurt është bërë një nga përvjetorët më të zakonshëm të dasmës në vend.

Qindra apo edhe mijëra çifte filipinase mblidhen në një vend për të thënë "Unë pranoj" gjatë një ceremonie publike.

Zyrtarët e qeverisë lokale mund të udhëheqin dasma masive. Ceremonitë janë shpesh të lira dhe përfshijnë lule, një tortë martese dhe unaza martese. /albeu.com/





















Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Tragjedi në Indi, treni përplas dhjetëra persona
Po vjen dita e ndërrimit të orës, a do të bëhet këtë vit?
Zbulohen monedha me mbishkrimin "Allah" në Angli
Dhuron 542 milion pound, aktori i njohur jep arsyen e habitshme
Komplet i përhumbur, Erdoganin e zë gjumi gjatë konferencës për shtyp (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media