Home Bota
Tone lufte, këshilltari i Erdoganit e quan Greqinë mizë para Turqisë
Këshilltari kryesor i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë që është i sigurtë që Amerika do ta detyrojë Greqinë që të sulmojë Turqinë, për shkak të ofensivës turke kundër kurdëve të mbështetur nga Amerika në Siri, shkruan gazeta greke Ekathimerini

Yigit Bulut tha që Greqia nuk i afrohet fuqisë së Turqisë.

"Do të ishte sikur një mizë të hynte në dyluftim me një gjigant", i tha Bulut televizionit turk TRT. Ai paralajmëroi që në rast të ndonjë sulmi, Greqia do të kishte pasoja katastrofike.

Të dy vendet i janë qasur një retorike të ashpër pas konflikteve për Detin Egje, problem që daton më herët.

Dy ditë më parë, një anije turke goditi nga pas anijen greke që ishte në zonën e ishujve të kontestuar duke rritur tensionet mes dy vendeve.
Dërgoja mikut në:
Labi
e Mërkurë 14 Shkurt 2018, Ora 14:55
Boll bete llafe Po mbeshtilljani athines njeher tundeni foort
Shkruani komentin tuaj!
 
Parashikimet e Nostradamus për vitin 2019, janë të frikshme
SHBA-të nxjerrin "përbindëshin" 4.2 miliard dollar, dridhen Rusia dhe Kina (FOTO LAJM)
"10 year Challenge", çfarë i bëmë botës brenda një dekade (FOTO LAJM)
Pus 100 metra për të shpëtuar Yulenin, e gjithë Spanja loton dhe lutet (FOTO LAJM)
Tensione Greqi-Turqi, disa avionë ngrihen mes alarmit në fluturim

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media