Home Bota
Një gjuhë e panjohur zbulohet në Malajzi
Linguistët kanë zbuluar së fundi se 280 persona që i përkasin një fisi malajzian që jeton në një fshat në veri të vendit flasin një gjuhë deri tani të paregjistruar, gjuha jedeke.

“Studiuesit në Universitetin e Lund (Suedi) kanë zbuluar këtë gjuhë në kuadër të një projekti që synon të regjistrojë gjuhët e komuniteteve lokale të Malajzisë”, theksoi universiteti në një komunikatë.

Gjuha zyrtare e përdorur në fshatin në fjalë ishte jahai, por duke bërë pyetje, linguistët kuptuan se një idiomë tjetër përdorej nga disa banorë.

“Ne kemi parë se një pjesë e fshatit fliste një gjuhë të ndryshme. Ata përdornin fjalë, fenomene dhe struktura gramatikore që nuk ekzistonin e gjuhën jahai. Disa nga këto fjalë sugjeruan se ekzistonte një lidhje me gjuhë të tjera të përdorura në pjesët e largëta të gadishullit malajzian”, theksoi në një komunikatë Joanne Yager, anëtar i ekipit të studiuesve.

“Fshati ishte studiuar tashmë nga shkencëtarët”, theksoi kolegu i tij Niclas Burenhult, por ashtu si linguistët, ne kemi bërë pyetje të ndryshme dhe kemi gjetur disa gjëra që iu kanë shpëtuar antropologëve.

“Jedek reflekton një mënyrë jetese ku barazia mes burrave dhe grave ishte më e madhe se në shoqëritë perëndimore, pa dhunë dhe që nuk nxit konkurrencën mes fëmijëve”, theksoi Universiteti i Lund.

Sipas UNESCO-s, në botë ekszistojnë të paktën 6 000 gjuhë të folura, por gjysma janë të kërcënuara të zhduken. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Turqia bie në kurthin e Afganistanit, fillon lufta me milicët shiit në Afrin (VIDEO)
Berlusconi ngacmon hapur gazetaren, shihni shtrëngimin "e fortë" të dorës (VIDEO)
Pamje të rënda, bombardimi shkatërrues në Siri vret dhjetëra fëmijë (FOTO LAJM)
Njihuni me vajzën më leshatore në botë (FOTO LAJM)
A e dini përse stjuardesat i mbajnë duart pas shpine?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media