Home Bota
Një i plagosur pas një shkëmbimi zjarri në hyrje të NSA
Policia po heton për një shkëmbim zjarri që ka ndodhur sot pranë selisë së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), pranë kryeqytetit amerikan duke shkaktuar të paktën një të plagosur.

Stacioni televiziv “NBC Washington” ka publikuar pamje të një automjeti të zi me vrima plumbash në xhamin e përparmë, të vendosur në pengesat e betonit që mbrojnë hyrjen e këtij komleksi të sigurisë së lartë.

“Situata është nën kontroll dhe nuk ka kërcënim për sigurinë”, njoftoi në rrjetin social Twitter Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.

“Ne mund të konfirmojmë se një person është plagosur dhe nuk dimë ende se në çfarë rrethanash”, theksoi një zëdhënës i Fort Meade,

Ky kompleks ushtarak, që ndodhet një gjysmë ore larg nga Uashingtoni, është një prej rrugëve më të sigurta të vendit.

Sipas stacionit televiziv lokal “ABC 7 News”, tre persona janë plagosur dhe një i dyshuar është arrestuar.

“Presidenti është informuar për sulmin me armë në Fort Meade. Shprehim dhimbjen tonë për të gjithë personat e prekur”, deklaroi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Parashikimet e Nostradamus për vitin 2019, janë të frikshme
SHBA-të nxjerrin "përbindëshin" 4.2 miliard dollar, dridhen Rusia dhe Kina (FOTO LAJM)
"10 year Challenge", çfarë i bëmë botës brenda një dekade (FOTO LAJM)
Pus 100 metra për të shpëtuar Yulenin, e gjithë Spanja loton dhe lutet (FOTO LAJM)
Tensione Greqi-Turqi, disa avionë ngrihen mes alarmit në fluturim

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media