Home Bota
Komuniteti ndërkombëtar premton miliarda dollarë për rindërtimin e Irakut
Aleatët e Irakut janë angazhuar sot për të zhbllokuar miliarda dollarë në kredi dhe investime për të ndihmuar për rindërtimin e vendit, pas tre vitesh të një lufte shkatërruese kundër grupit të Shtetit Islamik.

Në ditën e tretë dhe të fundit të konferencës ndërkombëtare në Kuvajt për rindërtimin e Irakut, premtimet për ndihma arrijnë në rreth 25 miliardë dollarë.

Bagdadi pret shumë nga komuniteti ndërkombëtar për të përballuar këtë ndihmë titanike, vlerësuar prej 88 miliardë dollarësh.

Prekur prej dekadash nga luftrat e vazhdueshme dhe një embargo afatgjatë, Iraku shpalli në muajin dhjetor fitoren ndaj Shtetit Islamik, që kishte pushtuar në një të tretën e vendit që prej vitit 2014.

Por, kërcënimi për atentate nuk është zhdukur ende, mijëra infrastruktura janë shkatërruar dhe 2,5 milionë persona janë zhvendosur.

Sot, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të mbështeste përpjekjet për rindërtimin e Irakut.

“Mbarë bota iu detyrohet për luftën tuaj kundër kërcënimit botëror që përbën ISIS”, theksoi Guterres.

“Ka ardhur koha të shprehim mirënjohjen dhe solidaritetin tonë me popullin irakian”, shtoi ai.

Pjesa më e madhe e ndihmës së premtuar tashmë vjen nga Britania e Madhe (një miliardë dollarë në vit në kreditë për eksport në 10 vjet) dhe Turqia (pesë miliardë dollarë), nga kontributet që ndahen në kredi dhe investime.

Nga ana e saj, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini njoftoi një mbështetje prej 400 milionë dollarësh për projektet humanitare dhe të zhvillimit. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këto janë 10 tempujt më të mëdhenj në botë (FOTO LAJM)
Kurz: BE është e plotë me Ballkanin Perëndimor
Shqiptari mbush xhepat pas shpërthimit të bankomatit, si e zbuloi policia
Pushteti dhe seksi
Kinezi rrëfen dramën: Isha duke mbledhur kërpudha kur papritur doli ariu (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media