Home Bota
Ecte 18 km për të shkuar në punë, kolegët bëjnë gjestin human kur e zbulojnë (FOTO LAJM)
Disa punonjës të UPS u bashkuan së bashku për të blerë një makinë për kolegun e tyre, pasi mësuan se bënte cdo ditë 18 kilometra rrugë në këmbë për të shkuar në punë.

Në mënyrë që të mblidhte të ardhura për vajzën e tij dhe familjen Trenton Leëis nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të zgjohej në tre të natës dhe të shkonte në punë, përcjell alebu.com

21-vjeçari nuk i tregoi askujt për këtë gjë dhe asnjëherë nuk kërkonte justifikime prej 7 muajsh që ai ishte në punë.

Por punonjësit e tjerë arritën që ta zbulonin. Dhe javën e kalur ndërmorrën një gjest shumë të rrallë. Ata i kërkuan Leëis që të vinte në një mbledhje të shkurtër sindikale.

Kur u shfaq në mbledhje fytyra e tij u ndryshua komplet. Nga habi kaloi në një buzëqeshje mirënjohëse pasi kolegët e tij i dhanë çelsat e një makine të re.

Ata i dhuruan një makinë që kushton pak më pak se 2.000 dollarë dhe tashmë i riu nuk duhet të ngrihet herët dhe të ecë me orë në shi dhe dëborë por do të shkojë me makinë në punë. /albeu.com/





Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Korea trembet nga Trump, ul kokën dhe kërkon bisedime
Tronditet Hollywood, aktori i famshëm pranon akuzat për ngacmim seksual
Historia qesharake me kompaninë ajërore dhe arkivolin
Rikthehet Ebola, shpërthimi në përmasa globale është shumë afër
Jeni të mërzitur nga puna juaj? Shihni këto foto (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media