Home Bota
Vjen reagimi i Amerikës pas kërcënimit të Turqisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të gjejnë një mënyrë për të punuar në të njëjtin drejtim si aleati i saj i NATO-s, Turqia, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, teksa tensionet janë rritur mes dy vendeve rreth çështjes siriane.

Tillerson pritet të mbërrijë nesër në Ankara, si pjesë e turit të tij në disa vende.

Uashingtoni dhe Ankaraja kanë patur mosmarrëveshje mbi çështjen e luftës në Siri lidhur me një inkursion të vazhdueshëm turk kundër Njësive Mbrojtëse të Popullit kurd të mbështetur nga SHBA-ja (YPG), madje duke rrezikuar shfaqjen e një konflikti të armatosur mes dy aleatëve.

Turqia e ka konsideruar YPG-në një grup terrorist.

Rreziku i shfaqjes së një konflikti të armatosur midis Turqisë dhe SHBA-së është rritur që kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se operacioni në Afrin do të zgjerohej deri në Manbij, në vendin ku ndodhet baza ushtarake e SHBA-së.

”Turqia po përballet me kërcënime nga disa zona jashtë Irakut dhe jashtë Sirisë”, deklaroi Tillerson duke theksuar nevojën për bisedime me Ankaranë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Italia paralajmëron rrezikun e ndërhyrjes ruse në procesin zgjedhor
Kolumbia prodhon 40,5 tonë kanabis mjekësor
Shkatërrojnë makinën e fqinjit pasi u kishte zënë vendparkimin (VIDEO)
40 vjet pa patentë, zbulohet vetëm pas aksidentit
Po dëgjonte muzikë me kufje, vajza humb jetën nga goditja elektrike (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media