Home Bota
Në kontrollin e makinës, gjendet dy vjeçarja e mbuluar me sende
Policia në Murcia të Spanjës, ndaluan për kontroll një veturë të mbingarkuar, por u befasuan kur gjetën brenda një fëmijë që e kishte të pamundur të lëvizte, shkaku i gjësendeve që e rrethonin.

Vogëlushja dyvjeçare ishte lidhur në ulësen e saj, por gjërat që kishte në të gjitha anët mund edhe t’ia zinin frymën.

Madje, familjarët e saj nuk po shkonin diku afër, por ishin nisur për në Marok, që prej aty është rreth 560 kilometra larg.


Fëmija brenda veturës së mbingarkuar

“Vetura u ndalua sepse ngarkesa që ishte lart, e bënte të anonte në një anë, por ajo që gjetëm brenda ishte shqetësuese”, thuhet në raportin policor.

Vajza raportohet të jetë mirë, ndërsa prindërit e saj janë detyruar t’i largojnë të gjitha gjësendet dhe t’i transportojnë me makinë tjetër, ndërsa pritet së shpejti të dalin para drejtësisë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Turqit në Prizren i binden Erdoganit, shesin iPhonët
Arrestohen dy shqiptarë, shkaktuan terror me armë në Francë
Tërmet i fuqishëm në Ballkan! Ja ku ka rënë
Rrëmbehet nga rrjedha e lumit, humb jetën turistja shqiptare në Zvicër
Panik mbi Detin e Zi, 6 avionë luftarakë rusë tentojnë të shkelin hapësirën ajrore të NATO-s

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media